Durres, identifikohen autoret e plagosjes
DURRES- Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona si autorë të plagosjes së trefishtë mbrëmjen e kaluar, në një lokal në zonën e plazhit, ndërsa është përcaktuar se shënjestra e tyre ka qenë një 28 vjeçar nga Azerbajxhani me banim të përkohshëm në vendin tonë.Policia ka identifikuar si autore te plagosjes se 28 vjeçarit Turral Maksut Oz dhe dy kalimtarëve të rastësishëm Gjovalin Palucen, 33 vjeç nga Lezha, dhe Gjergj Dushaj, 46 vjeç nga Korça. Identifikimi i tyre eshte arritur pasi policia ka marre ne pyetje deshmitaret e ngjarjes, ndersa shton se krimi ka ndodhur per motive te dobeta.Nga hetimet e deritanishme rezulton se dy personat e shpallur në kërkim dhe 28 vjeçari nga Azerbajxhani kanë qenë duke drekuar së bashku në Fast food “Xixa”, 4 km larg Durrësit. Sipas policisë, ata janë grindur fillimisht me fjalë mes njëri- tjetrit dhe më pas dy shtetasit shqiptarë kanë nxjerrë pistoletën duke qëlluar ndaj 28 vjeçarit. Si pasojë ky i fundit dhe dy kalimtarë të rastësishëm Abdulla Osmani, 52 vjeç dhe Leonard Naska 55 vjeç, banorë të lagjes 13 në plazh kanë marrë plagë pa rrezik për jetën.(s.g/BalkanWeb)