Durrës, identifikohet pas 48 orësh kufoma që u gjet në bregdet
DURRËS– Kufoma e të mbyturit, që u gjet dy ditë më parë në bregdetin e Durrësit, u identifikua sot në morgun e spitalit rajonal, bënë të ditur burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së qarkut.
Sipas të njëjtave burime, trupi i pajetë i Novruz Sadikut, 67 vjeç, është identifikuar nga familjarët e tij, të cilët kanë dëshmuar se i afërmi i tyre është larguar edhe herë të tjera nga banesa, në lagjen 18 të qytetit bregdetar.
Burimet e policisë shtuan se Sadiku konsumonte sasi të mëdha alkoli, çka duket se e ka çuar edhe në mbytjen aksidentale. Trupi i 67 vjeçarit iu dorëzua familjarëve të tij, përfunduan burimet e policisë.
Kufoma e tij u gjet nga kalimtarët ditën e enjte, në breegdetin pranë shëtitores “Taulantia” të Durrësit.
(d.b/BalkanWeb)