E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis rikonstruksioni i tri Xhamive monumentale te Elbasanit ne muajin e Ramazanit

Nis një erë e re për xhamitë monumentale të Elbasanit. Tre më të famshmet në këtë qytet janë në fazë rikonstruksioni ose të rindërtimit nga e para. Pas përpjekjeve këmbëngulëse të myftinisë dhe vetë besimtarëve të Elbasanit, filloi puna për ndërtimin e xhamisë së Ballijes e njohur si “xhamia blu” e Elbasanit. Fondet u premtuan nga vendet arabe.

Xhamia e Nazireshës do të ketë pamjen origjinale si 500 vjet më parë.
Me kontributet e besimtarëve muslimanë u ndërtua edhe minarja e xhamisë Mbret, më e vjetra e këtij lloji në vendin tonë.

Është muaji i Ramazanit dhe besimtarët janë duke kryer ritet e zakonshme në xhaminë Mbret. 90 vjeçari Kadri Greca ka plot 83 vjet që praktikon ritin e faljes në këtë xhami. Mban mend se në atë kohë Elbasani kishte në çdo lagje xhami.

Orgest Beti megjithese i ri thote se islami është më shumë se fe, është moral, sjellje, mirësi.

Myftiu Gëzim Karaj shprehet numri i besimtarëve vjen gjithnjë e në rritje.

Dokumentat e kohës, faktet historike, por edhe vetë ekzistenca e objekteve të kultit dëshmon se Elbasani ka qenë kryeqendra e fesë islame në Shqipëri. Xhamitë e famshme të Elbasanit datojnë me pushtimin turk. Në qytetin e Elbasanit numëroheshin 46 xhami. Xhamitë qëndronin pranë njëra-tjetërës në qendër të qytetit duke formuar një ansambël të vërtetë minaresh.

Disa nga xhamitë monumentale të Elbasanit janë:
Xhamia Mbret , Xhamia e Nezireshës , Xhamia e Ballies , Xhamia e Agait. Ndër xhamitë e vjetra përmenden edhe Xhamia e Fatihut, Xhamia e Gazit të Sinanit, xhamia e Lepurit, xhamia e Sinan Beut, xhamia e Tabakëve , xhamia e Beqarëve dhe 20 medrese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›