E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonat problematike te vjedhjes se makinave ne Tirane flet Benet Koka

Kërkesa si kjo e Kole Gjomarkajt nuk ofrojnë të gjithë pronarët e makinave të vjedhura. Në shumicën e rasteve ata kërcënojnë hajdutin, paguajnë privatisht për ta gjetur, por ka edhe nga ata qe I besojne policies.
Rastet e vjedhjeve të makinave jane me te pakta krahesuar me nje vit me pare sipas policise. Nje pjese e mire e kesaj ndodh per vete kujdesin qe tregojne qytetaret. Lenia e makines ndezur perballe nje banke, exchang apo dyqani kane qenë vendet me te zakonshme ku ndodhte vjedhja e nje makine. Por trendi ka ndryshuar. Tashmë në shënjestër janë makina të vjetra.

Makinat e vjetra, përfundojnë në servise për t’u shitur me pjesë ose shiten për skrap. Cmimi në varreza varion nga 200 deri 300 mijë lekë të vjetra. Vidhen zakonisht me çelësa të modifikuar, por ka dhe raste te cuditshme, gati qesharake.

Sipas policisë, zonat më problematike në kryeqytet, ku rrezikohet vjedhja e makinës në Tiranë janë pranë 21 dhjetorit, zona e ish-zona bllokut, Lapraka, si dhe zona e Medresës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›