E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres improvizohet ardhja e Ismail Qemalit

Qyteti i Durrësit ka kulmuar me festimet per 100 vjetorin e shpalljes se Pavarësisë. Të gjithë qytetarët nga sheshi i janë drejtuar portit të Durrësit me mbërritjen e improvizuar të Ismail Qemalit. Ashtu si 100 vite më parë Islami Qemali mbërriti nga Iitalia, edhe pas 100 vitesh Durrësi ka realizuar ngjarjen e shënuar por këtë radhë me një atmosferë të gëzueshme, duke valëvitur lart flamurin e pavarësisë e Lirisë
I hipur në një pajton ka përshkuar rrugën nga porti i Durrësit drejt bashkisë së qytetit, ku është përshëndetur nga qindra e mijëra qytetarë të cilët kishin mbushur rrugën në të dyja anët e saja.
Më pas kanë ndaluar në shëshin para bashkisë ku flamuri i pavarësisë në shenjë simbolike i është dorëzuar zyrtarëve më të lartë, të cilët kanë qenë të bashkuar në festën e pavarësisë.
I pranishëm ka qenë dhe ambasadori I OSBE Eugen Volfarth, gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit. Paralel më më këtë aktivitetet një flamur 3.5 kilometër i gjatë është shpalosur nga pallati i sportit drejt sheshit qëndror liria ku pjesmarrës ishin mijëra të rinj dhe qytetarë të Durrësit.

100 Vjetori, dynden në Fier shqiptarët e Kosovës
Fieri është bërë stacioni i qindra qytetarëve kosovarë, të cilët po marshojnë drejt Vlorës në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Një flamur 500 m2 është shpalosur në qendër të qytetit.

Qindra qytetarë ndërkohë kanë udhëtuar drejt Vlorës nën tingujt e borive të makinave dhe ngjyrave kuq e zi.

Bashkia e Fierit organizoi një pritje të ngrohtë për miqtë kosovarë. Fieri është ndalesa e fundit në këtë rrugëtim simbolik që përshkruan udhëtimin e Ismail Qemalit 100 vjet më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›