E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu ne konferencen per Mjedisin ne Itali

Dialogu ndërkombëtar mbi mjedisin dhe shëndetin, politikat e reja për ekonominë e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Kanë qenë këto fokusi i bisedimeve në Konferencën e nivelit të lartë mbi Ujin, Klimën dhe Shëndetin të organizuar në Itali. Gjatë kësaj konference Shqipëria ka shprehur vizionin e saj politik për mirëmenaxhimi i ujërave me ligje dhe plane sipas standardeve të BE-së.

Zhvillimi i bujqësisë, turizmit, sektorit energjetik e industrisë, si dhe rritja demografike e qyteteve pa dyshim që rrisin presionin mbi burimet ujore, duke krijuar kështu probleme, jo vetëm me sasinë, por edhe cilësinë e tij, duke cënuar garantimin e shëndetit publik. Ndaj vizioni ynë politik në Shqipëri është hartimi i prograamit të veprimeve në këtë fushë, që do të synojë një mirëmenaxhim, mbrojtje dhe shfrytëzim sa më racional të burimeve ujore, për të garantuar eficensë sa më të lartë të tyre.

Një tjetër çështje thelbësore e trajtuar ne fjalen e ministrit Mediu ishte edhe shndërrimi i Shqipërisë në një superfuqi energjetike.
“Aktualisht, mbi 95 % e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet. Sot, po realizojmë planin kombëtar për te shndërruar Shqipërinë ne vendin me prodhimin me te larte te energjisë se pastër ne Ballkan. Prandaj, nga viti 2006 e deri tani janë plot 130 kompani private kane kontrate për te përdorur ujit për te ndërtuar 330 HEC-e”.

Shqipëria ka shënuar një progres të dukshëm institucional dhe ligjor në fushën e administrimitt ë ujrave, sic është rasti i miratimit të ligjit të ri “Për menaxhimin e integruar te burimeve ujore”, në përputhje të plotë me Direktivat e BE”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›