E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, zjarri përfshin trenin, nuk ka të plagosur

Një zjarr i madh ka tronditur pak minuta pasagjerët e një treni të linjës Tiranë-Durrës. Mësohet se lokomotiva e këtij treni që po lëvizte në zonën e Sukthit është përfshirë nga flakët. Ndërkohë policia njofton se mashinistët kanë bërë shkëputjen e vagonit si dhe janë evakuar të gjithë pasagjerët e trenit . Treni kishte dy vagona me rreth 50 pasagjerë por nuk ka të lënduar mes tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe tre zjarrëfikëse të cila po punojnë për shuarjen e zjarrit në lokomotivë. Ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›