E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, vdes nga gazi sulfuror punonjësi i llixhave

FUSHË KRUJË- Një 50-vjecar ka humbur jetën në llixhat e fshatit Bilaj në qytetin e Fushë Krujës.

Burime policore bëjnë me dije se viktima është Mustafa Masha, punonjës i kompleksit të llixhave në fshatin Bilaj.

Nga hetimet paraprake bëhet me dije se 50-vjecari ka gjetur vdekjen e menjëhershme teksa ka hyrë në një zonë të rrezikshme me gaz sulfuror, zonë e cila kërkon të futesh nën mbikqyrjen e mjekëve,

Policia bën me dije se viktima ka hyrë pasi ka lënë orarin zyrtar të punës, ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›