E Diel, 1 Nëntor 2026

Kim Kardashian donte një burrë italian

LOS ANGELES- Kim Kardashian nuk gjen paqe. Pas dështimit të martesës së saj të shkurtër, tani ka kundër vetes edhe shtypin botëror. Gazetat sportive, flasin për një tjetër basketbollist, të cilin Kim paska dashur për burrë. Ai është italiani Danilo Gallinari. Bëhet fjalë për një martesë mediatike, që Kim ia ka propozuar atij

Në një program radiofonik “Deejay chiama Italia”, në puntatën e 18 nëntorit Danilo Gallinari ka pranuar të ketë marrë këtë propozim nga shoë girli-i amerikan.
“Mund të them se gjithcka që keni lexuar është e vërtetë. Unë isha në New York dhe ajo do të spostohej nga Los Angeles për tu takuar, e më pas takimi do të përfundonte me një martesë mediatike”, ka deklaruar Gallinari.

Ai më pas sqaron se “Unë e refuzova dhe ajo u martua në Neë Jersey me Kris Humphries”. Martesa përfundoi keq ashtu sic të gjithë e dimë.

Us Weekly shkruan se kohët e fundit burri I saj Humphries nuk e respektonte, madje e ofendonte në publik me fjalë si budallaq, e patalentuar, etj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›