Durrës, interpreton Kori i Filarmonisë së Kosovës
Pas prezantimit ditën e premte në Festivalin “Ditët e muzikës së re shqiptare”, që po zhvillohet në Tiranë, koristët e Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi, prezantuan në Durrës një program të vështirë me vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
Mjediset e muzeut arkeologjik ushtuan nga notat e pjesëve korale “Lux aurumque” dhe “O sacrum convivium” të kompozitorëve Eric Ëitacre dhe Olivier Messiaen. Artëdashësit ndoqën më pas suitën korale të Lorenc Antonit dhe “N’mjedis t’ballit”, përpunuar nga Esat Rizvanolli.
Premiera e veprës “Në pyje vjeshta ndezi zjarre”, e kompozitorit durrsak Haig Zacharian, u duartrokit gjatë për atmosferën lirike që sollën koristët e Filarmonisë dhe solistët Besa Llugiqi, Sanije Matoshi dhe Riad Ymeri. Vepra korale “Në pyje vjeshta ndezi zjarre” është shkruar në vitin 1997 dhe u intepretua për herë të parë në ditët e këtij Festivali.
Në përfundim të programit që zgjati rreth një orë e 20 minuta dhe pas insistimit të publikut të pranishëm koristët kënduan pjesën e shkruar nga dirigjenti Rafet Rudi “Xhike moj loke”.