Tragjedia në Tisa, arrestohet një i dyshuar për trafikim
I arrestuari është Ismet R., nga fshati Zhabar i Mitrovicës, në shtëpinë e të cilit janë gjetur dokumente të falsifikuara dhe pasaporta.
Policia nuk ka pranuar të prononcohet rreth arrestimit të të dyshuarit Ismet R., por ka thënë se hetimet në lidhje me këtë rast do të udhëhiqen nga një prokuror i EULEX-it, dhe dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët do të nisen në Hungari.
Një e përditshme kosovare thekson se, Policia ka identifikuar katër të dyshuar për organizimin e udhëtimit tragjik të shqiptarëve për në perëndim, të cilët kanë përfunduan në ujërat e lumit Tisa.
Ndërkohë, familjeve të viktimave që humbën jetën në lumin Tisa u shprehur ngushëllime edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Në kumtesën e lëshuar nga presidenca, thuhet se “Institucionet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, me shpresë se personat e tjerë që udhëtonin me tri viktimat tashmë të konfirmuara, të jenë gjallë.