Librazhd“Fuoristrada” del nga rruga, plagosen gjashtë persona
Një makinë ka dalë nga rruga, ku për pasojë mbetën të plagosur gjashtë persona në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Babje, rreth 5 km larg qytetit të Librazhdit. Të dëmtuarit janë Naze Salla, 27 vjeç, Xhevit Salla, 30 vjeç, Selim Salla, 30 vjeç, Erigena Salla, 12 vjeç, Sokol Salla, 28 vjeç dhe Diana Salla, 30 vjeç, të gjithë nga një familje. Një makinë me targa të huaja BC 860 JJ ka rrëshqitur në një kthesë duke dalë nga rruga dhe duke u shkatërruar, për pasojë pasagjerët e saj morën dëmtime të rënda. Ndaj tyre është dhënë menjëherë ndihma e parë, duke i dërguar ata në spitalin e Librazhdit. Pas ndihmës së marrë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që gjendje e rënduar paraqitet tek një prej të plagosurve. Në vendngjarje shkoi edhe policia, e cila ka ngritur një grup pune për të hetuar shkaqet e aksidentit.