E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, jahti pëson avari, lështon sinjalin SOS 15 milje larg portit

DURRES – Një jaht i huaj me 6 anëtarë në bord ka dhënë pasditen e sotme alarmin SOS, rreth 15 miljë larg Portit të Durrësit.

Anëtarët e ekuipazhit, 5 rusë dhe një anglez, kanë rrëfyer se kanë vërejtur tym në sallën e motorit dhe menjëherë pas kësaj jahti është fikur në mes të detit, çka detyroi dhënien e alarmit SOS.

Ka qenë ndërhyrja e forcave bregdetare që ka shmangur një tragjedi të mundshme. 6 anëtarët e ekuipazhit, mes të cilëve edhe një grua, janë transportuar drejt Portit të Durrësit, ku do të qëndrojnë deri ditën e nesërme.

Mësohet se jahti luksoz me gjatësi 18 metra dhe me flamur anglez, ishte nisur nga Korfuzi me destinacion Malin e Zi.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›