Greqia dhe ekstremi i djathte

Partia greke e se djathtes ekstreme Agimi i Arte do te beje pjese per here te pare ne parlamentin e Greqise.
Kjo parti thote qe te gjithe imigrantet te kthehen ne vendet e tyre madje kerkon qe pergjate kufirit me Turqine te vendosen mina toke.
Perkrahesit therrasin Greqia u takon grekeve ndersa udheheqesi i partise Agimi i Arte Nikolaos Michaloliakos marshon neper Athine.
Nje gazetar pyet se cfare ndryshimi do te bente ai se pari dhe ai pergjigjet
Te gjithe imigrantet ilegale jashte vendit tim jashte shtepise time.
Agimi i Arte fitoi 21 vende ne zgjedhjet e se dieles. Grupi qe ben fushate me moton Perjashta Racizmi ka bere thirrje per ndalimin me ligj te kesaj partie. Thansis Kourkulas perfaqeson kete grup. Ai thote
Per here te pare nje grup neo nazisit hyn ne parlament qe prej vitit 1974 kur junta ushtarake mori fund.
Pervec krizes ekonomike Greqia perballet me ate qe Kombet e Bashkuara e cilesojne si nje krize humanitare refugjatesh.
Numri i aplikimeve per strehim eshte me dhjetera mijera.
Vitin e kaluar Zeri i Amerikes takoi azil kerkuesin Hafeez i cili si shume imigrante te tjere ishte vene ne shenjester te nje grupi te djathte ne Athine.
Ata nuk thane asgje. Ata filluan te me godisnin ne fytyre mbrapa kokes dhe ne gjithe trupin. - thote ai
Partia Agimi i Arte ka bere thirrje per vendosjen e minave pergjate kufirit me Turqine ku shumica e imigranteve hyjne ne Greqi.
Ne Athine pankartat e fushates se kesaj partie benin fjale per pastrimin e qytetit dhe heqjen e pislleqeve.
Per komunitetin hebre te qytetit gjuha e kesaj partie dhe uniformat e ngjashme me ate te nazisteve perbejne nje zhvillim te rrezikshem. Benjamin Albalas eshte njeri prej udheheqesve te komunitetit hebre i cili thote
Ne jemi me te vertete shume te shqetesuar qe kjo parti naziste e djathte do te jete anetare e parlamentit grek ne Athine ku lindi demokracia.
Kjo demokraci ka sjelle nje rezultat trondites. Analisti grek Michael Arghyrou i Universitetit Cardiff thote se suksesi i partise Agimi i Arte mund ti kete rrenjet ne politikat ekonomike te qeverise se meparshme
Njerezit kryesisht te krahut te djathte te partise konservatore donin te hidhnin nje vote proteste pra eshte e tille por eshte gjithashtu e vertete qe ceshtja e imigranteve ne Greqi ka marre permasa te jashtezakonshme.
Partia Agimi i Arte mohon se eshte nje parti neonaziste madje e akuzon median greke dhe ate te huaj per shtremberim te planeve te saj kombetare.