E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Ish-kryeministri Ramush Haradinaj mberrin ne Prishtine

Ish kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj arriti sot ne Prishtine pas vendimit te Gjykates Nderkombetare per krime lufte ne hapesirat e ish-Jugosllavise qe ta liroje perkohesisht ate. Ai arriti ne shtepi i shoqeruar nga forcat e EULEX-it dhe nen kushte te rrepta qe nenkupton levizje te kufizuar dhe qe te mos kete asnje perfshirje ne veprimtari politike apo paraqitje publike.

Lirimi i tij i perkohshem do te zgjase deri ne vendimin perfundimtar te Gjykates ne procesin kunder tij.

Me 2 maj Gjykata vendosi qe me 25 dhe 26 qershor te ketij viti te mbahen seancat permbyllese te procesit gjyqesor kunder ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkeluftetareve te tij.

Gjykata ka kerkuar qe deklaratat perfundimtare te prokurorise dhe te mbrojtjes te paraqiten me shkrim deri me 11 qershor.

Ish kryeministri Haradinaj i cili qe shpallur i pafajshem ne prill te vitit 2008 u nxor serish ne gjykaten e Hages per krime lufte per nje rigjykim te pjesshem bashke me dy ish bashkeluftetaret e tij Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Te tre akuzohen per vrasje torture dhe trajtim mizor si krime qe bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftes.

Ramush Haradinaj kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves dha doreheqje nga posti i kryeministrit te vendit me 8 mars te vitit 2005 per tu dorezuar vullnetarisht ne gjykaten e Hages prokuroria e se ciles e akuzonte ate dhe dy bashkeluftetaret e tij Idriz Balaj e Lahi Brahimaj per krime lufte. Akuzat lidheshin me veprimtarine e zotit Haradinaj gjate luftes kur ai ishte nje nga komandantet e larte te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves. Procesi kunder zotit Haradinaj filloi me 5 mars te vitit 2007 dhe perfundoi ne prill te vitit 2008 me pafajesine e tij dhe Idriz Balajt.  I pandehuri tjeter Lahi Brahimaj u denua me gjashte vjet heqje lirie nen akuzat per sic thuhet trajtim mizor dhe torture.

Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim ne korrik te vitit 2010. Vendimi per rigjykim te pjesshem eshte i pari i ketij lloji ne veprimtarine 19 vjecare te Gjykates Nderkombetare per Krime lufte ne hapesirat e ish Jugosllavise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›