E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres kanoset kandidati i PS-se per komunen Ishem dy te arrestuar

Ne qarkun e Durresit eshte shenuar nje incident me arme. Kandidati i Partise Socialiste per komunen e Ishmit Sulejman Ibrahimi eshte kanosur me arme zjarri. Dega e PS-se Durres ben me dije se Ibrahimit i ishte zene prite nga pese persona te cilat kane qene te armatosur me kater arme te tipit kallashnikov dhe nje pistolete. Personat e armatosur kane qelluar mbi automjetin me te cilin udhetonte kandidati i PS-se. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 0100 te dites se sotme ne rrugen Shen Pjeter - Drac.

Policia e qarkut te Durresit ka dale ne nje deklarate per shtyp lidhur me kete ngjarje ku beri te ditur se dy persona kane qelluar ne drejtim te automjetit te kandidatit te PS-se. Kjo sipas policise ka ardhur pas nje konflikti te castit mes autoreve dhe kandidati te PS-se. Si autor te kanosjes me arme zjarri policia ka vene ne pranga Shkelzen Keci 30 vjec dhe Hamdi Pasha 45 vjec nga Thumana e Krujes. Te dy keta persona kane qelluar makinen e kandidatit te PS-se. Makina ka qene e parkuar kur eshte qelluar dhe kandidati i PS-se nuk ka qene ne makine.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›