E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi ne parlament Balla Ne vjeshte opozite te forte

Partia Socialiste do te jete ne parlament sesionin e ardhshem me synimin t’i ktheje ketij institucioni legjitimitetin e humbur siç opozita e cileson. Ne nje interviste per AS deputeti socialist Taulant Balla sqaron se cili do te jete qendrimi i ri i forces me te madhe opozitare ne sesionin e vjeshtes pas shpalljes se “kursit te ri” .

Vendimarrja sesi do te jete votimi i socialisteve per ligjet, veçanerisht ato qe kerkojne 84 vota do te jete e grupit parlamentar ne nje kohe te mevonshme, thote Balla. Por ajo qe eshte e qarte shton ai, eshte se deputetet socialiste ne kuvend do te rrisin mekanizmat shtrengues dhe forcues per te rikthyer rolin e vertete te parlamentit, pasi sipas tij prej disa vitesh ky institucion eshte kthyer ne aneksin e PD.

“Nuk është thjesht dhe vetëm votimi I ligjeve me 84 vota thembra e Akilit të procesit të integrimit europian. Madje nuk është ky problem që ka sot Kuvendi I Shqipërisë. Sot Kuvendi I Shqipërsë nuk funksionon për shkak të keqpërdorimit që kjo maxhorancë i ka bërë institucionit të parlamentit. Qoftë në Kuvend, qoftë jashtë Kuvendit do të përdoren të gjitha mekanizmat politikë dhe parlamentarë shtrëngues, raportues, detyrues që kjo qeveri të raportojë përkundrejt Kuvendit për të gjitha këto problematika”- tha Balla. 

Por rikthimi ne parlament nuk do te thote bashkepunim me qeverine. Zgjedhjet e parakohshme mbeten sipas socialistit Balla opsioni aktiv qe opozita e mban mbi tryeze si e vetmja rruge per te dale nga keqqeverisja e mazhorances se djathte.

“Askush në Shqipëri, dhe jo vetëm, nuk mund ta anashkalojë si zgjidhjen më të mirë dhe më oportune për të krijuar dhe për të rivendosur në vend mundësi të reja dialogu politik dhe zhvillimi I qëndrueshëm çështjen e zgjedhjeve të parakohshme. Sigurisht, kjo qeveri as që nuk më legjitimitetin dhe as nuk e ka pasur ndonjëherë legjitimitetin për të drejtuar këtë vend”- tha Balla. 

Nderkaq beteja juridike per Tiranen nuk do te mbetet nje nisme e harruar thote i mandatuari i selise roze. Balla deklaroi se do te jete nje beteje e gjate ligjore per te vertetuar ate qe ai e quan “kasapana elektorale me Tiranën”.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›