E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapen 18 kg mariuanënë port, pranga vlonjatit

DURRËS - Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar rreth 18 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë në port. Mariuana u gjet në serbatorin e një mjeti tip Benz me targa AA 260 FR që drejtohej nga Arben Metaj 42 vjeç nga Vlora.

Makina u ndalua para se të imbarkohej në një traget me destinacion Italinë. Policia ka sekuestruar sasinë e mariuanës së gjetur, mjetin tip benz dhe arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit 42 vjeçarin Arben Metaj.

Mjeti si dhe sasia e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Prokuroria e rrethit Durrës nis hetimet e mëtejshme.

(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›