E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundër Al Kaedës, Shqipëria mes 54 shteteve në krah të CIA-s

Të tjera rreth shkrimit Raporti në PDF i komitetit kundër torturës NJU JORK- Shqipëria ka qenë në mesin e 54 shteteve që i ndihmuan Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në programin e arrestimit, mbajtjes dhe marrjes në pyetje të personave të dyshuar në vitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, bëhet e ditur në një raport të të drejtave të njeriut që dokumenton përfshirjen e shteteve të ndryshme të botës në fushatën amerikane kundër “Al-Qaeda”.

Raporti, i cili është publikuar të martën nga “Open Society Justice Initiative”, një grup për mbrojtje të të drejtave të njeriut, ka detajuar ndihmën që kanë dhënë shtetet që iu bashkuan fushatës së inteligjencës amerikane, përfshirë dhënien e lejes CIA-s për të hapur burgje sekrete në tokën e tyre dhe dhënien e dritës jeshile për përdorimin e aeroporteve për furnizim me kerozinë derisa po zhvendoste të burgosurit nëpër botë.

Në raportin “Globalizing Torture”, hartuesit tregojnë se CIA kishte ndihmuar policisë shqiptare në kapjen e pesë militantëve të dyshuar, përfshirë Shawki Slama Attiyan, “të cilët ishin prangosur, me sytë të mbuluar, që ishin dërguar në një bazë të shkretë ajrore dhe pastaj i kishin nisur drejt Kajros”.

Redaksia online
(ln/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›