E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapen 5.5 kg heroinë në port

5.5 kilogramë drogë e llojit heroinë janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, lënda narkotike ishte fshehur në gomat e një mjeti tip Benz kamionçinë, me targa AA 225 AS.

Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Gëzim Osmani, 29 vjeç, ndërsa sipas forcave të policisë droga kishte si destinacion qytetin e Barit në shtetin fqinj.

Ndërkohë, po hetohet në lidhje me zbardhjen e skemës së trafikut dhe persona të tjerë të përfshirë në të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›