E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti gjerman, në prag të dorëheqjes

Presidenti gjerman Kristian Vulf pritet të japë sot dorëheqjen. Vulf pritet të dalë në një konferencë shtypi në orën 11:00 me orën lokale, ku do të njoftojë edhe largimin nga posti.

Dorëheqja e Vulf vjen për shkak të akuzave ndaj tij për korrupsion. Organi i akuzës i ka kërkuar parlamentit federal heqjen e imunitetit të tij, për tu hapur rrugë hetimeve në lidhje me një skandal të huave për shtëpitë, në të cilin Vulf thuhet se është përfshirë gjatë kohës kur drejtonte Saksoninë e Ulët.

Gjithashtu, Vulf akuzohet edhe përpjekjet për të ndaluar botimin e skandalit në shtyp. Ai është anëtar i Partisë Kristiane të kancelares Angela Merkel, e cila ka anuluar sot vizitën në Itali.

Në njoftimin e qeverisë gjermane në lidhje me anulimin e vizitës thuhet se arsyet janë të brendshme, ndërsa vetë Merkel pritet të dalë para medias menjëherë pasi dorëheqja e Vulf të bëhet publike.     / Përgatiti: Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›