E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e Greqise ne qender te bisedimeve te liderëve të BE-së

BRUKSEL- Kriza financiare dhe borxhi i madh që ka Greqia prite të jetë në qendër të debatit të liderëve të 27 vendeve të Bashkimit Europian që do të takohen sot në Bruksel. Në takim do të diskutohen masat për të ndihmuar Greqinë të tejkalojë krizën dhe të lehtësojë defiçitin buxhetor. Në mesin e vendeve anëtare ekziston frika se kriza greke mund të kërcënojë vlerën e euros e në veçanti të ketë ndikim negativ në vende të tjera të eurozonës si Portugalia apo Spanja. Gjermania dhe Franca pritet që sot të deklarojnë mbështetjen e tyre për Greqinë, me qëllim solidaritetin në eurozonë, por nuk kanë gjasa për të dalë me një plan të detajuar shpëtimi. Presidenti Nikolas Sarkozi dhe kancelarja Angjela Merkel pritet që sot të japin mbështetje politike Athinës në takimin, i cili konsiderohet si takimi më i rëndësishëm i kohëve të fundit, me shpresën për të qetësuar tegun e trazuar të borxheve. Në një videokonferencë minsitrat e financave të vendeve të eurozonës deklaruan dje se nuk ishin dakord mbi detajet e planit të shpëtimit të Greqisë, duke bërë që Sarkozi e Merkel të angazhohen në minutën e fundit për të gjetur një zgjidhje që do të kënaqte tregjet e paqeta. Sipas rregullave europiane, 16 anëtaret e Eurozonës e kanë të ndaluar që në mënyrë të përbashkët të dërgojnë ndihmë financiare për një vend tjetër. Megjithate, ndihma mund ta nxjerrë vendin nga kriza. Ky është edhe testi i parë i presidentit të Bashkimit Europian, Herman Von Rumpuy. Ai dëshiron që samiti të përqëndrohet në një strategji të re për punësimin dhe rritjen ekonomike. Bashkimi Europian po i bën presion Greqisë të shkurtojë deficitin buxhetor, i cili vitin e kaluar arriti në 12,7 përqind. Zyrtarët e Bashkimit shqetësohen se kriza financiare greke do të ndikojë negativisht mbi vlerën e Euros, monedha që përdoret nga 16 vende anëtare të BE-s.Greqia Dje në Greqi punonjësit e sektorit publik zhvilluan një grevë kombëtare ndaj planeve të qeverisë për shkurtime, duke shkaktuar ndërpreje të mëdha të punës në sektorin publik.  Në grevë morrën pjesë rreth gjysmë milioni punonjës të sektorit publik, por në kryeqytetin e vendit demonstruan më pak se dhjetë mijë vetë. Kryeministri grek, George Papandreou, ka thënë se shpresonte për një përkrahje të rëndësishme politike nga udhëheqësit e BE-së që do të takohen sot në Bruksel. (Suela Gera/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›