Uashingtoni përfshihet përsëri nga stuhia e borës

Zyrat e qeverisë federale në Uashington do të vazhdojnë të qendrojnë edhe sot të mbyllura për shkak të një stuhie bore, e dyta brenda
më pak se një jave.Banorët e një zone të gjerë nga Uashingtoni deri në
Nju Jork përgatiten për reshje të mëdha dëbore që mund të arrijnë 25
deri në 50 centimetra trashësi. Si rrallë ndonjëherë qyteti i Nju
Jorkut e ka shpallur të mërkurën ditë bore për shkollat e tij
publike.Aeroportet nga çikagoja deri në Pensilvani, Uashington e Nju
Jork kanë anuluar fluturimet për sot, për shkak të kësaj stuhie e cila
shtrihet nga pjesët qendrore të vendit e deri në Atlantik.Për të tretën ditë me radhë zyrat e
qeverisë federale edhe sot do të jenë të mbyllura.
Punojnë vetëm disa agjenci të operacioneve të domosdoshme, duke
përfshirë një pjesë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Kongresit. Dhoma e
Përfaqësuesve ka anuluar të gjitha votimet deri më 22 shkurt, kur
anëtarët e saj të jenë kthyer nga pushimi dimëror prej një jave.Të
premten dhe të shtunën Uashingtoni dhe periferitë e tij u përfshinë nga
një stuhi e madhe bore që u shoqërua me reshje rekord, të cilat në disa
vende arritën deri në 90 centimetra trashëri.Mijra shtëpi në shtetet
Merilend, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Njuu Xhersi dhe Delauer
janë pa energji elektrike dhe ka pasur raste të shembjes së çative për
shkak të peshës së borës. //ii