Kryesocialisti: Ne 20 muaj, kjo qeveri shkaktoi tre fatkeqesi
Kryesocialisti vleresoi dje, se ngjarja e Shkodres eshte i treti dem kolosal qe i shkaktohet ketij vendi brenda 20 muajsh. "Keto 3 fatkeqesi te medha: Gerdeci, Kalimashi, Fierza, jane shprehje e jashtezakonshme e asaj qe ndodhe ne jeten e zakonshme te njerezve, qe hasin ne gjithfare pengesash, problemesh e hallesh dhe qe nuk mund ta kene dot shtetin, atehere kur ai ju duhet, aty ku ai i duhet, sa here qe ai ju duhet", vleresoi kryetari i Partise Socialiste. Burime nga selia roze bejne te ditur se ne te ardhmen, do te kete nje fokusim te vijes politike ne keto tre te dhena, ku do te permenden rastet qe sipas socialiste jane 3 fatkeqesite me te madhe.
PS: Korrupsioni i qeverise, mbyti Shkodren
Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, akuzoi dje se "ka vetem nje arsye se pse u permbyt Shkodra: Korrupsioni me blerjet dhe shitjet e energjise, ku jane te implikuar njerezit me te afert te Sali Berishes". Ne nje prononcim per mediat, zyrtari socialist tha se KESH kishte informacion te plote qe ne dhjetediteshin e fundit te dhjetorit dhe dhjetediteshin e pare te janarit do te kishte reshje, do te kishte temperatura pranverore qe shkrijne deboren e maleve. Sipas parashikimit te motit, te dates 20 dhjetor, vijoi deputeti i PS, temperaturat ne daten 23 ne Kukes dhe Shkoder do te arrinin ne 15 grade Celsius, temperatura te mjaftueshme per te shkrire sasi te medha debore. Me tej, ai theksoi se autoriteteve kompetente, u mjaftonte vetem te shihnin motin ne televizor, njesoj si gjithe shqiptaret e tjere, per te kuptuar se ne ditet ne vijim, prurjet ne kaskaden e Fierzes do te rriteshin ndjeshem. Deputeti socialist tha se ne kohe qe prurjet trefishohen, ulet me kater here dhe pese here prodhimi i energjise. "Nje qeveri e pergjegjshme dhe e afte, duke pare shtimin e prurjeve dhe kalimin e normes se lejuar ne digat e vendit, do te kishte nisur menjehere prodhimin e energjise. Por kjo nuk ndodhi me qeverine e votave te vjedhura te Sali Berishes", deklaroi Balla. Zyrtari i PS theksoi se "ne vend qe uji te shkarkohej duke prodhuar energji, Sali Berisha dhe Dritan Prifti vazhdojne te mbledhin edhe me shume uje, duke ulur prodhimin e energjise nderkohe qe vazhdonte importi".