Permbytjet, nis dezinfektimi i zones
Shkoder- Shkodra drejt daljes nga gjendja e emergjences, pjesa me e madhe e te evokuarve rikthehen ne banesa. Gjendja mbetet kritike vetem ne komunen e Velipojes dhe disa zona te vecanta te komunave Dajc, Bushat, Ana e Malit apo Guri i Zi. Nderkohe qe prej dites s djeshme Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile nepermjet shtabeve te vecanta te drejtuara nga autoritetet vendore ka nisur dezinfektimin e zonave qe kane dale nga harta e permbytjeve, me qellim parandalimin e epidemive. Specialistet po kryejne dezinfektimin me preparate kimike te puseve, gropave septike, ujit te pijshem, kafsheve te ngordhura, shtepive te demtuara, kasolleve dhe deri tek siperfaqet e tokave e grumbujt e mbeturinave.
Kryeministri Sali Berisha, tha mbreme ne Parlament per situaten e permbytjeve, se ka nje permiresim te dukshem ne te gjithe qarkun. "Por mbetet problem gjendja ne disa zona te vecanta te komunave ku uji nuk eshte larguar ende, si ajo e Velipojes, ku do behet zgjerimi i shtratit te lumit dhe shkarkimi i ujerave si dhe ndertimi emergjent i nje hidrofori", tha kryeministri. Edhe ministri i Brendshem, Lulzim Basha, pasi beri nje permbledhje per ngjarjen e ndodhur dhe permbytjet qe zgjaten dy jave ne Shkoder, shpjegoi se prej disa ditesh uji eshte terhequr, shkarkimet u nderprene nga hidrocentralet si pasoje e permiresimit te motit dhe pothuajse gjysma e te evokuarve jane rikthyer ne banesa. "Po merren masat e duhura qe banoret t'i kthehen jetes ne normalitet dhe te mos kene probleme me shendetin, ndersa po verifikohen edhe demet materiale", tha Basha. Ne zonat e Berdices, Bushatit, Dajcit, Gurit te Zi apo Ana e Malit, popullsia eshte kthyer ne banesa dhe po kryhen pastrime e shperndarje te ndihmave ne terren nga forcat ushtarake dhe policore. "Po vijon operacioni i ndarjes se ndihmave dhe prioritet mbetet vleresimi i demeve dhe demshperblimet. Po keshtu po punohet per te riparuar argjinaturat e demtuara per te shmangur permbytje te tjera", tha ministri ne fjalen e tij ne parlament, mbremjen e djeshme.
Nga permbytjet e lumenjve Buna dhe Drin ne Qarkun e Shkodres sipas Komitetit Nderministror, u permbyten 11400 ha toke ne disa komuna dhe bashki, 2649 shtepi dhe u evakuuan mbi 5 mije banore. Deri diten e djeshme ishin rikthyer ne banesa mbi 2 mije persona dhe kane dale nga harta e permbytjeve mbi 5 mije ha toke e demtuar.
Banoret jane pare pas kthimit ne shtepi teksa pastronin mbeturinat, orendite e demtuara dhe hequr kafshet e ngordhura. Alarmi per nje rrezik te mundshem epidemie ne zone ka bere qe dje Komiteti te ndermerrte masat per dezinfektim te pergjithshem te siperfaqeve te liruara nga uji.