E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, kapen në port dy gjermanë, trafikuan mariuajnë

Gazeta Shqip

Dy shtetas gjermanë janë ndaluar nga policia kufitare për trafik lëndësh narkotike. Shtetasit Franz Andreas, 40 vjeç dhe Thomas Nico, 33 vjeç, me banim në Berlin, po tentonin të imbarkoheshin në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari që nisej natën e së hënës nga porti detar shqiptar. Burime të policisë kufitare në këtë port bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në automjetin tip Volksvagen me të cilin udhëtonin dy gjermanët u gjetën rreth 10 kilogramë marijuanë. Të ndaluarit ndërkohë janë marrë në pyetje për të zbuluar origjinën e bimës narkotike që dyshohet se është blerë në Shqipëri me destinacionin Gjermaninë.

7 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, kapen në port dy gjermanë, trafikuan mariuajnë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›