E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapet 6 kg heroinë kapet korrieri

DURRES-Rreth 6 kilogramë drogë e llojit heroinë është sekuestruar në Durrës nga një operacion ipolicisë së këtij qyteti, ndërsa ka vënë në pranga korrierin.
Droga u kap mëngjesin e sotëm gjatë një kontrolli rutinë tek vendi injohur si Ura e Dajlanit. Gjatë kontrollit u gjet 6 kg heroinë në cantën e një personi, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Policia ka prangosur personin dhe ka sekuestruar drogën në cilësinë e provës materiale.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Fier, zbulohen armë dhe drogë në bunker, 3 në pranga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›