E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Me 18 shkurt ndryshim teresor i situates ne vend

Perfaqesuesi i koalicionit te Partise Socialiste, Spartak Ngjela, deklaroi dje se ne demonstraten e 18 shkurtit, do te kete nje triumf te kerkesave te opozites. Ne nje deklarate publike pas mbledhjes se aleateve te opozites, Ngjela theksoi se situata ne vend eshte bere e rende nga korrupsioni dhe moszbatimi i ligjit. "A munden me shqiptaret, t'i rezistojne kesaj talljeje kaq te madhe, qe i ben nje njeri i papergjegjshem? Kjo eshte arsyeja qe ne mendojme se 18 shkurti, do te jete nje triumf normal i gjendjes sone per ndryshim teresor ne te gjitha aspektet", u shpreh dje kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela. Ai theksoi gjithashtu, se demonstrata e paralajmeruar do te jete masive dhe do te sjelle zhvillimin e zgjedhjeve te lira si dhe transparencen, pavaresine e institucioneve ne vend. Ndryshimi cilesor sipas Ngjeles, do te vije "ne garantimin e votes se lire. Ne krijimin normal te funksionimit te institucioneve dhe te drejtave te njeriut. Nga ana tjeter, ne jemi optimiste, sepse Shqiperia po hedh nje hap drejt transparences dhe kjo do te vijoje. Transparences se te gjitha aspekteve kriminale qe kane ndodhur ne kete vend",-tha dje perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar. Ngjela nenvizoi ne fjalen e tij, se gjendja e krijuar ne vend eshte e rende. Vec problemeve qe kane te bejne me korrupsionin dhe mosrespektimin e institucioneve, Ngjela u shpreh se qytetaret po perballen edhe me rritjen e cmimeve dhe krize morale. "E kemi thirrur kete konference shtypi, per te rikujtuar faktin e dates 18 shkurt, qe eshte dita e demonstrates se madhe qe pritet te behet ne Tirane. Gjendja eshte shume e rende, Opozita e Bashkuar e konstaton gjendjen teper te rende ne te gjitha aspektet e saj. Thellimi i krizes ekonomike, thellimi i krizes morale, degradimi i pareshtur dhe i perditshem i problemit te korrupsionit",-tha dje Ngjela. Qellimi kryesor i demonstrates se paralajmeruar nga opozita, eshte largimi i qeverise. Kreu i PLD-se u ndal ne ato qe ai i quajti skandale te mazhorances. "Ne funksion te kesaj, ka ardhur koha qe populli shqiptar opozitar, te zgjidhi perfundimisht ceshtjen e doreheqjes se kesaj qeverie. E cila, shikojeni me vemendjen dhe ecurine e saj disavjecare, vrau ne Gerdec. Kryeministri aktual vrau ne Gerdec dhe tha, e ka krijuar "Nju York Times", me pas u zhduk ne menyre misterioze deshmitari i saj",- tha Ngjela. Ai shtoi, se pjese e problemeve te kesaj qeverie eshte dhe problemi i zgjedhjeve te kaluara dhe ngjarjet qe ndodhen ne daten 21 janar. "Manipuloi zgjedhjet dhe i certifikoi duke dhene 200 km2 det te territorit shqiptare. Jo vetem kaq, por i asgjesoi dhe i bllokoi kutite e materialeve ne arkiv",-tha ai. Duke u ndalur ne ngjarjen e 21 janarit, Ngjela u shpreh se nje situate e tille nuk mund te tolerohet me ne vend. "Vrau ne bulevard dhe tha i vrau opozita. E shikoni se c'po ndodh sot. I shikoni vrasesit? Vjedh si lukuni hajdutesh dhe thote vjedh opozita. Nuk mund te durohet me nje kryeminister i tille, ne nje vend evropian", u shpreh Ngjela.

Takimi
Demonstrata e 18 shkurtit
Prej disa ditesh, strukturat e Partise Socialiste dhe aleatet e saj kane nisur pergatitjen per zhvillimin e demonstrates se dates 18 shkurt. Deputetet dhe drejtuesit e opozites, jane angazhuar ne qarqe te ndryshme te vendit qe te kete nje pjesemarrje sa me te madhe te qytetareve ne kete aktivitet te opozites. Nderkohe qe detajet mbi menyren e organizimit nuk jane bere ende publike nga ana e PS-se. Dje aleatet e Opozites se Bashkuar kane diskutuar per formatin e demonstrates, ku eshte theksuar rendesia e zhvillimit paqesore te saj. Paraprakisht eshte vendosur qe te mos kete fjalime, por vetem parulla, ne te cilat do te kerkohet largimi i qeverise dhe zgjedhje te parakohshme. Nderkohe qe demonstrata, do te kete si motiv te saj edhe zbardhjen e vdekjes se kater viktimave me daten 21 janar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›