E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton ne Tirane, nuk caktohet data e vizites

Fakti qe Perfaqesuesja e Larte e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton, do te vije ne Tirane, pohohet edhe nga zedhenesi i saj Michael Mann, por nuk behet e qarte data e vizites. Ajo cka mesohet eshte se Ashton, nuk do te vizitoje Tiranen kete jave, por ne nje afat me te vone. Nderkohe qe pikerisht diten e marte, me 15 shkurt, Parlamenti Evropian do te zhvilloje nje seance te posacme diskutimi mbi situaten e tensionuar politike ne vendin tone. Baronesha Ashton, pritet te vizitoje Shqiperine ne kuader te negociatave me lideret politike ne vend, per zgjidhjen e mundshme te mosmarreveshjeve mes tyre. Ne qendrimin e saj ne Shqiperi, Ashton pritet te takohet me kreret me te larte te vendit, me drejtuesit e mazhorances dhe opozites per te diskutuar krizen politike qe ka perfshire vendin tone por edhe me Presidentin Bamir Topi. Vizita e saj, do te vije pas dy tentativave te deshtuara me sa duket, te te derguarit te BE-se ne Shqiperi, Miroslav Lajcak. Ndonese brenda nje jave, Lajcak zhvilloi takime me kreret politike, asnje ndryshim nuk pati ne ngercin politik ne vend. Situate e cila do te diskutohet gjeresisht ne sesionin e ardhshem te punimeve te Parlamentit Evropian, qe do te zhvillohet nga 14 deri me 17 shkurt, ku do te kete nje diskutim te posacem per Shqiperine ne 15 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›