E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Për Wikileaks do flas një herë tjetër

TIRANE- Presidenti Topi nuk ka pranuar të japë sot opinionin e tij publik në lidhje me publikimet e kabllogrameve të Wikileaks, duke lënë të hapur mundësinë e të folurit në një ditë tjetër.

I pranishëm në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë, pyetjes së gazetarëve se çmendim kishte për kabllogramet e publikuara nga Wikileaks, presidenti Topi iu përgjigj.

“Nuk dua te krijoj asnjë klimë ofeze , e respektoj por takimi i sotëm na imponon t’i largohemi me vullnet që të mos përgjigjemi sot për këtë çështje, por le të hapur që ditët në vazhdim të bëjme komentet tona... takimi i sotëm është shumë specifik.”- deklaroi presidenti Topi.

Presidenti Topi është përmendur shpesh në kabllogramet që ambasdori Ëithers, dhe zyrtarët e tjerë të lartë të ambasadës amerikanë kanë përcjellë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kabllogramet u bënë publike nga Wikileaks.

Të dy presidentët deklaruan se së shpejti do të happen konsullata nderi reciproke, në të dy vendet. Një tjetër temë diskutimi ishte dhe bashkëpunimi në disa projekte ndërkombëtare si dhe shtimi i njohjeve të Kosovës. Presidenti i Hondurasit tha se “do ndikojmë tek çdo shtet që kemi marrëdhënie” dhe se "do i bënte propozim
parlamentit të Amerikës Qendrore të njihte pavarësinë e Kosovës. "
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Wikileaks: Topi, Presidenti, i vetmuar në krye

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›