Durres kapet kontenieri me cigare kontrabande

Një kontenier kontrabandë me rreth 700 koli cigaresh, me një vlerë tregtare 1.4 milion euro është bllokuar në portin e Durrësit. Operacioni është zhvilluar nga Dogana e Durrësit në bashkëpunim me antikrimin ekonomik si dhe shërbimet inteligjente. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Flamur Gjymyshka në një prononcim për mediat deklaroi se malli kontrabandë ishte fshehur në një kontenier mes mallit të deklaruar si dyer e dritare, duke shmangur një detyrim doganor prej 40 milion lekë të reja. Gjymyshka tha se zbulimi i cigareve kontrabandë është bërë nëpërmjet shërbimeve inteligjente të vendosura në portin e Durrësit..
Cigaret e markave të ndryshme kishin si vend origjinë Kinën, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte qyteti i Durrësit, ku synohej tregu i brendshëm. Për mallin kontrabandë policia ka nisur hetimet, ndërsa ka ndaluar dhe personin që po e transportonte.