E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapet me doza heroinë, prangoset 33-vjeçari

Gazeta Shqip

PrangaArrestohet në flagrancë me 18 doza kokainë, prangoset një 33-vjeçar nga Durrësi. Burimet policore sqarojnë se Bernard Kapiti, 33 vjeç me banim në lagjen 5 të qytetit bregdetar akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh. I riu u kap në flagrancë nga patrulla e përgjithshme e policisë rreth orës 00:10 të së hënës në zonën e tij të banimit.

Sapo ka parë patrullën i arrestuari ka hedhur në tokë një videokamera, një telefon celular dhe një qese brenda së cilës ndodheshin 18 doza lënde narkotike të dyshuar si heroinë. Pas kësaj tentoi tu shmangej shërbimeve të policisë që bënë kapjen e tij. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe 2 doza të tjera. Në tërësi lënda peshon 156.4 gramë. Policia po heton mbi personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje.

8 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, kapet me doza heroinë, prangoset 33-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›