E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, koha e keqe bllokon punen ne port

Ulja e temperaturave si dhe reshjet e shiut te rena gjate mengjesit te djeshem kane bllokuar punen ne disa sektore ne portin e Durresit. Flota e peshkimit eshte sistemuar ne kalaten e saj, duke mos dale ne det te hapur. Asnje prej anijeve nuk eshte lejuar te dale ne det. Ne te njejten situate me anijet e peshkimit eshte perfshire edhe sektori i ngarkim-shkarkimit, i cili ka nderprere punen. Ndersa te vetmet qe nuk kane pasur probleme nga koha e keqe jane anijet e tonazhit te rende si dhe tragetet e linjave, qe kane destinacion brigjet italiane. Aktualisht ne gjirin e Durresit era fryn me shpejtesi deri ne 16 meter ne sekonde dhe forca e detit arrin 5 deri ne 6 balle.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›