SHBA/ I vënë dhëmbë në sy, i rikthehet shikimi
Një ekip specialistësh në Florida në Universitetin e "Miami Miller School of Medicine", informon se kanë arritur me sukses t'i rikthejnë shikimin një personi duke i instaluar një dhemb në sy. 60 vjeçarja Kej Thornton, ka qenë e verbër për nëntë vjet. Ajo humbi shikimin për shkak të një gjendjeje të rrallë shëndetësore të lëkurës që quhet ndryshe Sindromi Stevens-Johnson. Por tani, Thornton mund të shikojë përsëri. Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, mjekët kanë përdorur një dhëmb për të lidhur një lente protezë në syrin e pacientes, duke i mundësuar asaj shikimin. Ndërhyrja kirurgjkale përfshin një procedurë të vështirë e të ndërlikuar që fillon me heqjen e njërit dhëmb të saj, hapjen e një vrime në të, dhe më pas duke kaluar një lentë nëpërmjet vrimës si një teleskop. Dhëmbi vepron si një spirancë osë urë lidhëse duke e mbajtur lenten në vend. Dy javë pas operacionit, Thornton ishte tashmë mund të lexojë edhe gazetën. Mjekët thanë se transplanti ka përfunduar me shumë sukses për gruan nga Misissipi e cila në fillim mundi të shikojë fytyra dhe objekte, e më pas të lexojë qartë. "Është një mrekulli. Ngjyrat tashmë janë më të gjalla se ç'mund të kujtoj unë", thotë Thornton. Gruaja ka mundur të shohë për herë të parë 7 nipërit e saj. Ideja për këtë lloj kirurgjie ka lindur për herë të parë në Itali ndërsa u aplikua në SHBA dhe Azi. Dr Viktor Perez është kirurgu që procedoi me këtë lloj teknike ndërsa tha se kjo procedurë është njësoj si të rritësh një lule në shkretëtirë. Pra dhëmbi ofron një mikroambient tjetër. "Është si ta zhvendosësh gojën në sy", tregon kirurgu. Mjekët thonë se kandidatët e përshtatshëm për këtë lloj kirurgjie përfshijnë ata që kanë pësuar trauma korneale nga dëmtime kimike, djegie apo të tjera çrregullime sic është sindroma Stevens-Johnson.