E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres konflikti per motive te dobeta

Sherri për një femër përfundoi me plagosjen e 4 klientëve të rastësishëm në një lokal të Durrësit. Pas një konflikti mes disa personave Agim Myftari banues i lagjes 17 në Durrës ka hapur në automjetin e tij duke qëlluar më armë personat që ndodheshin në ambientet e jashtme të lokalit dhe më pas është larguar nga vendi i krimit.  
Ngjarja ndodhi në lagjen numër 17 Durrës, përballë stacionit të trenit. Të plagosurit janë Ashim Hallulli, Ilia Plaku, Bujar Luku si dhe H. Lama, përkatësisht të moshës 50-65 vjeç të cilët nuk ishin të përfshirë në ngjarje. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 gëzhoja. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›