E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, konflikti për pronën, babë e bir plagosen me cifte

DURRËS- Pa kaluar 24 orë, një ngjarje e rëndë tronditi sërish qytetin bregdetar të Durrësit, pasditen e sotme.

Babë e bir kanë mbetur të plagosur rëndë në këmbë pasi janë qëlluar me cifte, ndërkohë që shkak mësohet të jetë një konflikt pronësie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shijak të Durrësit, në vendin e quajtur '4 rrugët Fllakë’

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se Ajet Bajrami 60-vjec dhe i biri i tij 24-vjecar Ymer Bajrami, janë qëlluar me cifte nga një person, i cili më pas është larguar me shpejtësi.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pasi babë e bir janë konfliktuar me një person për avllinë e shtëpisë së tyre. Uniformat blu bëjnë me dije se personat e plagosur janë tranportuar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që është zbuluar identiteti i autorit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, ndërkohë që pas arrestimit të tij, grupi hetimor do të mund të zbardhë shkaqet e krimit.
(el/me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›