Durrës, vritet me armë zjarri një 35-vjeçar

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të godinës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, në rrugën “Skënderbeg”, ndërsa viktima është identifikuar si Gentian Zguri, rreth 35 vjeç nga Tirana, i dënuar nga drejtësia italiane.
Nga dëshmitë e para rezulton se pas vrasjes autori është larguar në këmbë nga vendi i krimit. Ndonëse nuk janë përcaktuar ende pistat e hetimit, burime nga policia thonë se dyshohet se autori e ka ndjekur viktimën dhe e ka qëlluar nga afër me pistoletë me silenciator, për t’u larguar menjëherë në këmbë në një nga rrugicat e lagjes.
Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka rrethuar zonën dhe nisur veprimet për kapjen e autorit, ndërkohë që postblloqe janë ngritur edhe në rrugët që të nxjerrin nga qyteti.
Viktima ka qene pronar i një lokali ne Tirane dhe i një firme te prodhimit të ashensorëve. Grupi hetimor ka nisur ndërkohë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe motiveve të saj duke u nisur nga konfliktet e mundshme dhe veprimtaria e viktimës.
/Start/E.B/
2011-11-12 14:06