E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy në pranga për falsifikim dokumentesh

Kështu, Sokol Besnik Nasufi, vjeç 49, banues në Tiranë, administrator i shoqërive “Euro-Sped-TransChrom” shpk, Euro-Trade Minerals Group” shpk, si dhe “Flaxhek” shpk  sidhe Elton Selam Beqi, vjeç 34, banues në Tiranë, punonjës në një kompani të huaj janë vënë në pranga në kuadër të operacionit policor “CLEAN”.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim me shtetasin Vaid Tarja, i arrestuar me datë 26.10.2011
nën akuzën e kryerjes së veprave penale të “Shpërdorimit të kompetencave”, “Fshehjes së të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, si dhe të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, duke përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë të konsiderueshme prej 3.705.555 USD.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasit Sokol Nasufi dhe Elton Beqi në bashkëpunim me shtetasin Vaid Tarja kanë kryer transaksione në vlera të konsiderueshme, të cilat nuk i kanë deklaruar, si dhe kanë falsifikuar fatura tatimore,  me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale./Start/

                                                                                             2011-11-12 09:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›