Durrës, konsumon një sasi të madhe ilaçesh, rrezikon jetën 28 vjecarja
Një 28 vjeçare rome ndodhet në gjendje të rëndë, pasi kishte pirë një grusht me ilaçe të disa llojeve duke tentuar në këtë mënyrë të vetëvritet. 28 vjecarja është dërguar urgjent në spitalin e Durrësit rreth orës 15:10 të ditës së djeshme nga familjarët e saj. Rozeta Koçi është e divorcuar dhe ka tre fëmijë.
Ajo jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike që prej divorcit nga i shoqi dhe kohët e fundit qëndronte e mërzitur dhe e mbyllur në vetvete. Në këto kushte të rënda psikologjike ajo ka vendosur ti japë fund jetës duke konsumuar të gjitha llojet e medikamenteve që kishte në shtëpi, apo kishte blerë së fundmi. Ajo ndodhej në kushte shumë të rënda kur është gjetur nga familjarët e saj, që e kanë dërguar urgjent në spitalin e Durrësit ku i është dhënë ndihma e parë e më pas është nisur për një shërbim më të specializuar në spitalin ushtarak pasi gjendja në të cilën ndodhej ishte e rëndë. Mjeket konfirmojnë se ajo ka përdorur një sasi të konsiderueshme medikamentesh të cilat kanë renduar gjendjen e saj, por nuk bëhet e ditur se çfarë lloj medikamentesh ka marrë. Materialet për veprën penale të Shkaktim të vetëvrasjes do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.