Mjeket Diagnostimi i kancerit ne kohe e sheron

Ne seminarin e pare shkencor te onkologjise te zhvilluar ne spitalin Hygeia i cili u pershendet nga kryetarja e kuvendit dhe Ministri i Shendetesise eshte diskutuar mbi zhvillimet me te fundit ne trajtimin e kancereve. Kryetari i Keshillit Shkencor te Qendres Spitalore Hygeia te Athines theksoi se diagnoza e kryer ne baze te studimit te gjeneve ne nderthurje me lokalizimin e kancerit dhe terapine individuale ben qe trajtimi te jete tejet efikas
Ne sot ne spitalin Hygeia kemi te gjitha mundesite te piketojme specifikisht llojet e ndryshme te kancereve pa shkaktuar efekte anesoreapo komplikacione tek organet e tjera jetesore qe jemi mesuar te kemi me modelin e kimioterapise Nje pike e rendesishme eshte se sot sot ne bejme diagnostikimin e kancerit permes molekulave biologjike cka ben te mundur piketimin e te gjitha molekulave kancerogjene qe ka cdo pacienti. Mos kini frike nga kanceri eshte nje semundje qe nese e diagnostikojme heret ne me teknologjine dhe njohurite tona e kurojme ate tha Paris Kozmidhis.
Per here te pare ne Shqiperi jane futur akseleratoret lineare te cilet garantojne lokalizimin e tumorit ne trajtimin e tij pa prekur indet e shendosha qe rrethojne masen e tumorit.
Kancerin e gjirit te stomakut dhe te tiroideve ne mund ti mjekojme pa i hequr organet e prekura nga kanceri. Grate e prekura nga kanceri i gjirit deri vone i nenshtroheshin nje operacioni ku i hiqnin gjirin Ndersa ne sot bejme mjekimin e tij duke e shpetuar gjirin. Trajtimet qe perdoren ne Europe perdoren dhe ne Hygeia Spital. Nuk ka nevoje qe shqiptaret te ikin jashte per tu operuar ata mund te kene ketu te gjitha trajtimet bashkekohore ne kete fushe. Ne kemi shume opsione per pacientet ne faze te avancuar me kancer por ajo qe eshte e rendesishme eshte diagnostikimi i hershem i kancerit thote Dimitris Tsiptsis kirurg.
Te pakten nje e treta e pacienteve te trajtuar me keto metoda kane patur permesim te ndjeshem.
Tre jane armet per trajtimin e kancerit kirurgji kimioterapi dhe rrezatim. Duhet te kete nje bashkepunim te ngushte mes tyre per te patur sukses.Jemi me fat qe ne Tirane kemi ekip dhe aparatura te specializuara. Permes skanerit tre dimensional lokalizohet kanceri dhe me pas permes akseleratoreve kryehet rrezatimi vetem ne zonen kancerogjene pas shkaktuar asnje dem anesor.Rrezatimi kryehet edhe ne organe delikate si laringu apo syte thote Kostas Dardoufas radioterapeutist.
11 milione njerez ne gjithe Europen jane diagnostikuar me kancer. Ata jane trajtuar dhe kane mbijetuar.