Masakra e Cyshk, Suediat ne gjyq serbin Martinovic
STOKHOLM-Prokurorët e Suedisë kanë ngritur akuzën kundër serbit 34 vjeçar, Milic Martinovic, i akuzuar për krime lufte lidhur me rolin e tij në masakrën në fshatin Çyshk në Kosovë, në vitin 1999, ku u vranë 40 vetë.
I pandehuri, që ishte arrestuar në Stokholm, në prill të vitit 2010, sipas prokurorisë akuzohet për “krime të rënda kundër njerëzimit, vrasje, përpjekje për vrasje, vjedhje të rëndë dhe zjarrvënie të rëndë”, lidhur me masakrën në Çyshk.
“Jam i sigurt se ai do të dënohet lidhur me këtë rast”, tha prokurori Lars Hedvall në Radion Publike të Suedisë.
Milic Martinovic ishte anëtar i forcave speciale policore të Serbisë, që kishin hyrë në Çyshk më 14 maj të vitit 1999.
I armatosur dhe me uniformë, ai ishte në mesin e ushtarëve, që kishin zënë rob një numër të madh të njerëzve, vranë 40 civilë shqiptarë, u përpoqën të vrisnin dhe tre të tjerë, dogjen shtëpi, vodhën dhe keqtrajtuan civlët.
Procesi gjyqësor kundër tij do të filloj të hënën e ardhshme.
(d.b/BalkanWeb)