E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kërcënojnë drejtorin, kallzohen në Prokurori 2 inpektoret e bashkisë

TIRANË- Vetëm pak minuata pas incidentit Anila Cobani dhe Etleva Dura me detyrë inspektore tatimore në Drejtprinë e Tatim Taksave në bashkinë Tiranë, kanë akuzuar si shkaktar të ngjarjes numrin 1 të policisë bashkiake, i cili sipas tyre ka goditur fizikisht më shumë se një herë me pretendimin se janë të padëshiruara për institucionin.

“Drejtori i policisë bashkiake zoti Florenc Hoxha i shoqëruar nga pesë persona, telk kati i dytë tek zyra e inspektores Anila Cobani. E merr Anilën dhe i thotë dil përjashta se ti je e padëshirueshme ek ky institucion. E mori, e tërhoqi zvarrë, i futi një grusht në stomak dhe e la në vend, ndërkohë unë ndërhyra që ta ndihmoja atë. Më dhunoi dhe mua dhe më ka bërë gjithë shenja. Kam shenja në trup",- rrëfen inspektorja tatimore në bashki, Etleva Dura.

I mjenjëhershëm ka qenë reagimi zyrtar i policisë bashkiake, ku nëpërmjet një njoftimi për mediat bëhet e ditur se drejtorit të policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, menjëherë pas incidentit të ndodhur ka denoncuar në Prokurori, dy inspektoret e shkaktuara prej një jave nga detyra.

Sipas deklaratës dy punonjëset akuzohen për një sërë shkeljes ligjore, si sulm verbal dhe fizik dhe kundërshtim në krye të detyrës, si ndaj punonjësve të policisë bashkiake ashtu edhe ndaj drejtorit të përgjithshëm të tatim taksave në bashkinë Tiranë, i cili sipas të njëjtit burim ka kërkuar ndihmën e policisë bashkiake për të larguar nga ambientet e punës dy punonjëset e pushuara tashmë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›