Kuvendi debate për pr/ligjin e INSTAT dhe prokurimet publike
TIRANË- Opozita dhe mazhoranca u ndanë edhe sot në qëndrimin mbi pr/ligjin e INSTAT dhe prokurimeve publike.
Socialistët përmes kryetarit të komisionit për integrim Ditmir Bushati kundërshtuan kalimin në rend dite, për shkak të mos arritjes së një konsensusi midis palëve.
"Kam kërkuar si kryetar i komisionit të integrimit Europian që dy projektligje që kanë të bëjnë me INSTAT dhe prokurimet publike të kalonin për shqartim edhe në komisionin tonë me argumentin shuimë të thjeshtë, pasi janë cështje që prekin marrëveshjen e stabilizim asocimit, cështje që prekin legjislacionin europian, cështje që prekin një pjesë të mirë të fondeve të BE. Besoj se minimalisht nuk kemi konsensus për këto dy cështje",- u shpreh Bushati.
Kryetarja e Kuvendit duke kundërshtuar kërkesën u shpreh se kjo cështje ka të bëjë me komisionin e ligjeve dhe kërkoi që opozita të sjellë argumenta më bindëse.
“Në fakt sic u tha edhe dje në konferencën e kryetarëve asnjëra prej këtyre nuk ka të bëjë me cështjet e integrimit, unë nuk kam gjë kundra por e mira është të mos abuzohet”,- theksoi Topalli.
Kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruci ndërhyri duke u shprehur se konferencën e kryetarëve nuk është arritur konsensus PD-PS ndaj ai theksoi se opozita nuk do votojë.
“E para mos e ngri zërin se është keq të jesh me nerva, e dyta besoj se 4 propozimet ne emër të grupit parlamentar i paraqita në knoferencën e kryetarëve, dy nga të cilat ishin propozimet e Bushatit. Pra nuk patëm konsensus, lidhur me këtë cëshjte debati që u zhvillua këtu u zhvillua edhe në konferencën e kryetarëve. Konsensus nuk ka patur dhe nëse nuk pranoni konsensus ne nuk e votjmë, ju keni mazhorancën mund ta bëni vetë”,- u shpreh Ruci.
“Ky ishte njoftim se konferenca e kryetarëve është regjistruar dhe nuk ka pasur konsensus”,- u përgjigj Topalli.
(el.me/BalkanWeb)