Jup Hejnkes refuzon stolin e Barcelonës
Ndër kandidatët e shumtë që përmenden për pasues të Tito Vilanovas në drejtimin e Barcelonës, favorit është konsideruar trajneri gjerman Jup Hejnkes, i cili në një sondazh të organizuar nga tifozët katalanas, ish-tekniku i Bajernit të Mynihut preferohet më shumë nga të gjithë që janë kandidatët për të marrë pankinën e Barcelonës.
Megjithatë, tekniku gjerman vetëm ka falënderuar për interesimin e treguar, pasi mendon se për momentin nuk mund të drejtojë asnjë ekip.
“Për momentin është e pamundur për të marrë një ekip të ri pas një sezoni të tillë me Bajernin. Më duhet rigjenerimi dhe shërimi. I kuptoj mirë sinjalet që më jep trupi im”, - tha Hejnkes.
Ai tani është duke pushuar dhe po shijon atë tripletë të fituar gjatë sezonin e fundit me ekipin bavarez. “Po kënaqem me momentet e përkushtimit për veten dhe hobitë që i kam. Merrem me sport, shoqërohem me kafshët e mia, punoj në oborr të shtëpisë”, - tha ai.
Po nëse Hejnkes ka refuzuar akoma pa marrë një ofertë zyrtare nga Barcelona, cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës. Një avantazh të lehtë Luis Enrique nga të gjithë të tjerët e lakuar deri tani, pasi është i vetmi që ka luajtur me Barcelonën, ashtu si më parë Guardiola dhe Vilanova. (E.Ilnica/balkanweb)