E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres maturantet kerkojne kopjet e testeve

Dhjetëra ankesa kanë mbërritur në drejtorinë arsimore në Durrës nga maturnatët që kanë dhënë provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje.

Numri më i madh i ankesave për tërheqjen e kopjes së testit është rregjistruar në lëndën e matematikës, ndërsa për provimet me zgjedhje në lëndën e fizikës. Përgjegjësja e sektorit të kualifikimit dhe kurrikulës në drejtorinë arsimore në Durrës, Alma Rakipi është shprehur se shumë shpejt maturantët do të kenë në dorë kopjet e testeve për të cilët kanë bërë ankesat.

“Ne presim edhe ditën e hënë dhe më pas në bazë të rregullores do t’i çojmë të gjitha këto ankimime pranë qendrës së provimeve që të na vijnë fotokopjet e testeve. Nuk rikorigjim të testeve, thjesht maturantët tërheqin fotokopjet. Formularin A2 e plotësojnë të gjithë ata maturantë që i kanë të katër provimet kaluese”-tha Rakipi.

Për të verifikuar edhe një herë vlerësimin që kanë marrë, maturantët kanë pritur të marrin kopjet e testeve, pasi mund të llogarisin tashmë pikët që kanë marrë për plotësimin e formularit A 2.

Aleks Kalemasi  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›