Fluks ne spitalin e Lezhes shkak helmimet e aksidentet
Si institucioni shëndetësor që përballon fluksin me të madh të pacientëve në të gjithë qarkun e Lezhës spitali rajonal ka shtuar personelin dhe oraret e shërbimit për përballimin e fluksit të pacientëve në rritje gjatë sezonit të pushimeve. Problemeve shëndetësore të shkaktura nga temperaturat e larta apo ato që kanë lidhje me aparatin tretës iu shtohet edhe numri i madh i aksidenteve në autostradën Tiranë – Lezhë, fluks ky që sipas drejtorit Nevruz Bare është përballuar mirë deri tani.
“Duke qenë se spitali rajonal i Lezhës është një spital i cili përballon një numër të konsiderueshëm urgjencash dhe duke qenë në një pozicion gjeografik që përfshin shumë urgjenca, ka marrë të gjitha masat, së pari, për të shtuar numrin e personelit në shërbimin e urgjencës, për të siguruar medikamentet e domosdoshme në urgjencë dhe në spitale dhe ka një gadishmëri tjetër që u përgjigjet të sëmurëve që ndodhen në segmentin bregdetar në Shëngjin, Tale”-thotë Bare.
Spitali i Lezhës do të funksionojë gjatë gjithë verës me shërbim 24 orësh jo vetëm për të shtruarit por edhe për t’u shërbyer urgjencave, që mbërrijnë nga ambulancat në zonat turistike Shëngjin dhe Tale si edhe atyre të aksidenteve. Edhe për këtë sezon veror kur fluksi i pacientëve është në rritje, vazhdon të mbetet problem shqetësues rruga e Spitalit, ku shpesh herë fati i pacientëve varet nga pengesat që sjell infrastruktura e rënduar e saj.
Lindita Kokaj