Vdes rrugës për në spital, 16-vjeçari nga Elbasani

16-vjeçari me inicialet M.M nga Elbasani, ka vdekur ditën e sotme pas një aksidenti të ndodhur në një ndërtesë tek Ish-Metalurgjiku. Mëngjesin e sotëm, ai po dërgohej për në Spitalin Ushtarak, ku do të merrte ndihmë mjekësore më të specializuar, por nuk ka arritur të mbijetojë, nga plagët e rënda të marra në trup e kokë.
I riu,me inicialet M.M humbi jetën në momentin që po merrte pa leje skrap në ambientet e ish Uzinës së Kombinatit Metalurgjik, të Elbasanit me qëllim për ta shitur atë.
16 vjeçari, gjatë kohës që po nxitonte të vidhte skrap, ka rënë aksidentalisht nga një lartësi prej disa metrash, në një sasi të madhe skrapi dhe si rezultat i përplasjes në tokë ka pësuar dëmtime të shumta në kokë e gjymtyrë.
Menjëherë i riu u transportua në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, por duke qenë se gjendja e tij ishte mjaft kritike për jetën u nis drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë por fatkeqësisht, 16 vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spitalin e kryeqytetit.