PD-ja kryeson Keshillin Bashkiak ne qytetin e Fierit
Në Fier është shkarkuar kryetarja e Këshillit Bashkiak, Donika Jorgaqi e PS-së, dhe në vend të saj është zgjedhur Vasil Ndreko i PD-së.
Në një mbledhje të thirrur nga 18 anëtaret e këshillit u prezantua rendi i ditës i përberë nga 4 pika, që kishin të bënin me 1- shkarkimin e kryetares së këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e kryetarit të ri 2- zgjedhja e zv/kryetarit të këshillit 3- zgjedhja e përfaqësuesve të këshillit të qarkut dhe 4 - përcaktimi i 4 përfaqësuesve të bashkisë në asamblenë e Ujësjellës sh.a. Fier.
Në mbledhje munguan 17 anëtarë të këshillit përfaqësues të Aleancës për të Ardhmen (PS).
Mungesa e të majtëve ne këtë mbledhje është kompensuar nga drejtori i departamentit juridik të bashkisë, Luan Çala i cili ka kundërshtuar zhvillimin e mbledhjes me pretendimin se është e paligjshme për shkak të mungesës së mandateve për 2 këshilltarë që ishin të pranishëm në mbledhje .
Kjo mbledhje vijoi edhe me shkarkimin e 3 anëtarëve për të përfaqësuar bashkinë në këshillin e qarkut, të cilët janë përfaqësuar me anëtarë nga e djathta.
2 vitet e fundit, këshilli bashkiak është drejtuar nga PD dhe LSI.
Pas zgjedhjeve të majit, shumicën e kishte e majta por gjithçka ndryshoi pas dorëheqjes nga mandati i disa këshilltarëve.