Durrës, mbytet në det 46-vjeçari, pas infarktit në zemër

Mbytet në det një person në Durrës. Në zonën e Gjirit të Lalzit në 46-vjeçar ka gjetur vdekjen, gjatë kohës ndërsa po lahej në ujrat e këtij plazhi.
Hysen Korriku, ka humbur jetën si pasojë e një infarkti në zemër në momentin kur ai ishte duke notuar.
Sipas burimeve të policisë, vdekja e 46-vjeçarit ka ndodhur për shkaqe natyrore. Ky shtetas është dërguar menjehere në spitalin rajonal të Durrësit, por nuk ka mundur ti shpëtoje goditjes në zemër.
Ky nuk është rasti i parë që nje person humb jetën për shkaqe të ngjashme në ujrat e detit Adriatik, konkretisht në plazhin e Durrësit.