Kontrolle të rrepta në galeritë private të Bulqizës

Vazhdojnë kontrollin në minierën e Bulqizës, grupi i punës i përbërë nga sektori i krimit ekonomik i policisë dhe tatimorët, për kontrollin e galerive që janë të paliçensuar.
Burime të sigurta nga policia e Qarkut të Dibrës, bëjnë me dije se deri më tani janë bllokuar 5 galeri të shfrytëzimit të kromit dhe konkretisht; 42, 49,66, 58 dhe 58/1.
Burime nga policia konfirmojnë gjithashtu se janë bllokuar 500 ton krom kontrabandë, por nuk japin për momentin emrat e pronarëve të këtyre galerive. Kontrollet kanë vijuar njëherësh në gjithë pellgun kromëmbajtës, Bulqizë-Tërnovë -Martanesh.